Lajme Shqip Monday, 20 July 2015 15:36

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zgjedhur kryesinë e re të partisë.

Pas rikonfirmimit të Ramush Haradinajt në postin e kryetarit, Kuvendi Zgjedhor i partisë ka zgjedhur edhe kryesinë e re në përbërje: Ardian Gjini, nënkryetar i parë, pastaj Ahmet Isufi, Donika Kadaj-Bujupi, Pal Lekaj e Gazemnd Abrashi nënkryetar.

Blerim Kuçi është zgjedhur sekretar i përgjithshëm, Ali Berisha sekretar organizativ dhe Magbule Shkodra kryetare e Aleancës së Gruas për Kosovën.