Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 15:11

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një kumtese për media, ka demantuar raportimet e disa mediave rreth kohëzgjatjes së procesit gjyqësor ndaj kreut të AAK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

AAK ka thënë, përmes një deklarate të sapodhënë, se raportimet e disa mediave që pohojnë se rigjykimi i pjesëshëm i z. Ramush Haradinaj do të mund të zgjasë për 13 muaj, janë të pasakta.

Informacioni që ne si AAK e posedojmë, i demanton ato raportime si një mbivlerësim qenësor në lidhje me periudhën dhe kohëzgjatjen e procesit, thuhet në kumtesë.

Ne besojmë, thuhet në kumtesën e AAK-së, që rigjykimi i pjesëshëm duhet të përmbyllet në kuadrin e disa javëve, por ekziston mundësia që do të nevojiten disa muaj, deri në shpalljen e verdiktit final.

Të enjten do të ketë një Konferencë Statutore lidhur me Rastin Haradinaj dhe aspektet që lidhen me rigjykimin e pjesëshëm. Pas kësaj, ne si AAK presim që mbrojtja e Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj, do të përgatisë një deklaratë rreth datës së mundshme të fillimit të rgjykimit të pjesëshëm dhe kohëzgjatjes së tij, përfundon deklarata e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.