Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 12:28

Tiranë – Portali LajmeShqip.com sjellë ekskluzivisht dokumentin, në të cilin, përmes avokatëve të tij, Petrit Serjani dhe Gëzim Velshnja, ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kundërshtuar, me argumentet e tij, mënyrën e ngritjes së akuzës nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë.

Në Kërkesën për “Konstatimin e Shkeljeve Ligjore gjatë fazës së hetimeve paraprake”, adresuar Trupit Gjyqësor të Rrethit në Tiranë, avokatët e Metës e kontestojnë, duke e argumentuar si të paligjshëm, të gjithë hetimin ndaj tij, të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë.

Avokatët e kontestojnë mënyrën e nisjes së hetimeve, përmes emisionit “Fiks Fare”, “shpërputhjen e bisedës” në video me atë që sqarohej në titrat poshtë ekranit në këtë emision” dhe vetë mënyrën se si ka denoncuar Dritan Prifti, duke përgjuar me një kamerë të fshehtë, të cilën e denoncon, siç pretendon Meta, jo për t’i shërbyer drejtësisë, por në një moment tjetër kohor, për interesa të tjera.

Gjithashtu, Meta e konsideron të paligjshëm këtë denoncim, nga fakti se është pikërisht Dritan Prifti që është i përfshirë në një aferë tjetër dhe në një denoncim tjetër, sipas tij.

Kërkesa e ish-zv/kryeministrit Meta, për ta konstatuar të paligjshëm të gjithë hetimin e Prokurorisë ndaj tij, renditë edhe argument të tjera, me të cilat, sipas tij organi i akuzës ka bërë shkelje të rënda ligjore, që nga fillimi.

Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ka nisur në Tiranë dhe, që në senacat e para, ish-zv/kryeministri e ka quajtur atë një proces të montuar politik.

Portali Lajmeshqip.com, e përcjellë në vijim dokumentin e plotë të kërkesës së Ilir Metës, adresuar këto ditë Trupit Gjyqësor të Rrethit në Tiranë. (Lajmeshqip.com)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

{jcomments off}{nocomment}{template8}Portali LajmeShqip.com sjellë ekskluzivisht dokumentin, në të cilin, përmes avokatëve të tij, Petrit Serjani dhe Gëzim Velshnja, ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kundërshtuar, me argumentet e tij, mënyrën e ngritjes së akuzës nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë.