Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 12:46

Nmri i azilkërkuesve nga Shqipëria që ia mësyjnë Gjermanisë nuk ka të ndalur. Vetëm gjatë muajit korrik në Gjermai kanë kërkuar azil 7000 shqiptarë, që është dhjetë herë më shumë se në korrikun e vitit 2014.

Sipas Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) kjo shifër është për 1160 më e madhe se në muajin qershor të këtij vit.ndërsa në qershorin e një viti më parë kishin qenë gjithsej 766, shkruan F.A.Z, transemton albinfo.ch

Me gjithë rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, të cilët së fundi përbëjnë pothuaj gjysmën e të gjithë refujatëve të ardhur në Gjermani, një zëdhënës i SPD-së në Bundestag është shprehur kundër shalljes së Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta.

Ai ka thënë se është gabim të mendohet se një shpallje e tillë do të zvogëlonte numrin e azilkërkuesve. Një status të vendeve të sigurta e kanë Srbia, Maqedonia dhe Bosnja, por kjo nuk ka ndihmuar në këte drejtim.

Ndërkaq,  ndryshe ka deklaruar një zëdhënëse e BAMF. Sipas saj numri i azilkërkuesve nga vendet  e shpallura „të sigurta”, rritet shumë më ngadalë se i atyre nga Kosova dhe Shqipëria.

Një studim i realizuar nga fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung tregon se rreth gjysma e të rinjve të Ballkanit Perëndimor do ta braktisnin vendin e tyre, shkruan F.A.Z.

- See more at: http://www.albinfo.ch/7000-azilkerkues-nga-shqiperia-vetem-gjate-korrikut/#sthash.lRKTCZXB.dpuf