Lajme Shqip Saturday, 03 May 2014 13:30

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shprehu qëndrimet e tij lidhur me situatën e djeshme ku një 60-vjeçar gjeti vdekjen si pasojë e një infarkti në zemër, pasi mjekët u paraqitën me vonesë në gjykatë (vend në të cilin mbeti i vdekur 60-vjeçari).

Për rastin e fëmijës që gjeti vdekjen në spitalin francez Beqaj thotë se “ Janë ngritur grupe pune për të verifikuar shkaqet e humbjes së jetës së fëmijës” ndërsa për Korçën e quan “të papranueshme ajo që ndodhi dje, duke ditur largësinë e spitalit nga gjykata”.

Beqaj mori pjesë në çeljen e ciklit të kurseve të trajnimit me temë “Sëmundjet e Arterieve Koronare”, që organizohej për mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes në të gjithë Shqipërinë, i cili parashikohet të zgjasë për një periudhë trevjeçare.