Lajme Shqip Saturday, 27 April 2013 13:08

ATHINE- Greqia do te transferoje per te vazhduar vuajtjen e denimit ne Shqiperi 500 shqiptare te denuar për krime të rënda, mes tyre edhe Alket Rizai.

Sipas autoriteteve greke kjo eshte faza e pare e transferimit në burgjet e Shqipërisë te rreth 2400 të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke, me qëllim ndalimin e bashkëpunimin mes të dënuarve grekë dhe shqiptarë dhe për të dekurajuar kriminelët e huaj që veprojnë në Greqi.

Sipas “News 24″,  media greke njofton se ka pasur një reagim pozitiv nga autoritetet shqiptare të Drejtësisë ndaj propozimit të zëvendësministrit grek i Drejtësisë, Kostas Karagunis për këtë projekt.

Shumë shpejt do të fillojnë takimet e zyrtarëve të të dy vendeve, për të rregulluar aktet përfundimtare të marrëveshjes dypalëshe.

Mesohet gjithashtu se Greqia do të subvencionojë koston përkatëse të përditshme për ushqim dhe kujdes që ka për çdo të burgosur në burgjet greke, një shumë 5 euro për çdo të dënuar.(LajmeShqip.com)