Lajme Shqip Wednesday, 29 July 2015 13:32

Katër ushtarë të kontingjentit austriak të KFOR-it në Kosovë po përballen me procedurë disiplinore për torturë ndaj kafshëve. Ata, sipas akuzës, kanë vrarë një qen dhe një numër macesh, shkruan kleinezeitung.at.

Bëhet fjalë për një nënoficer dhe dy ushtarë të cilët në kampin Nothing Hill në veri të Kosovës kanë vrarë kafshët në fjalë ndërsa një oficer i tyre raportohet të ketë ditur për veprën, transmeton albinfo.ch. Nënoficeri dhe dy ushtarët janë pushuar nga shërbimi ushtarak, bëhet e ditur nga armata austriake, transmeton albinfo.ch.

Ata të tre janë kthyer me detyrim në Austri të premten ndërsa aktin e kanë kryer nga mesi i javës së kaluar, duke vrarë kafshët që jetonin të lira dhe që silleshin rreth kampit.

Gjithë këtë e ka parë një pjesëtar i ushtrisë dhe e ka denoncuar.

Tre ushtarakët ndodheshin me shërbim në Kosovë nga prilli i këtij viti. “Ata u detyruan ta përfundojnë shërbimin para kohe”, ka thënë për mediet austriake një zëdhënës i ushtrisë.