Lajme Shqip Tuesday, 13 October 2015 00:23

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, teksa i është drejtuar masës së mbledhur që protestoi për lirimin tij, ka treguar në detaje për arrestimin e tij

“Sonte rreth orës 21:00, në fshatin Çagllavicë e kanë dal makinën në të cilën kemi qenë dhe policët kanë thënë se kanë fletarrest për mua. Mirëpo, polici nuk më dha kurrfarë teksti. Ai nuk u prezantua. Meqë ne nuk dolëm nga makina pa na dhënë fletarrestin, na nxorën me dhunë, duke na thënë se në stacionin e policisë do të na dhënë fletarrerstin”, ka thënë Kurti.

“As aty nuk na dhënë fletarrestim. Nuk erdhi as prokurori. Unë u ndalova, u arrestova pa asnjë dokument. Ky është një arbitraritet i plotë. Kjo dëshmon se Policia është bërë politike, e politika është bërë policore”, ka thënë Kurti, teksa ka inkurajuar të mbledhurit aty që të mos të ndalen së protestuari.

“Nuk kam pranuar as avokat mbrojtës e as nuk kam pranuar t’i përgjigjem pyetjeve të këtyre hetuesve”, ka thënë Kurti.