|
|
e Enjëte, 12 Korrik 2012 13:40 Tiranë – Prokuroria e Tiranës kërkoi sot 2 vite burg për ish-shefin e IT së Kryeminsitrisë. Armando Kasaj, ish-shefi i IT i kryeministrisë, akuzohet për fshirjen e filmimeve të serverit qëndror, gjatë ngjarjeve të 21 Janarit të vitit 2011. 
Organi i akuzës e akuzon Kasajn se në rolin e specialistit të IT pranë Këshillit të Ministrave ka kopjuar dhe me pas ka fshirë pamjet e serverit të vëzhgimit të qeverisë. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se me 21 Janar kanë filmuar 11 kamera, ku ajo qëndrorja, më saktësisht kamera numër 1 ka filmuar edhe vrasjet e protestuesve, në Bulevardin para Kryeministrisë.
Por, në një përgjigje që Këshilli i Ministrave i ka dërguar Prokurorise, thuhet se serveri ka qënë jashtë funksionit që prej vitit 2009, një pretendim që hidhet poshtë në fakt nga ekspertiza e FBI, e cila zbulon se të 11 kamerat funksiononin me 21 Janar. Në ekspertizë zbardhen me detaje ndërhyrjet e kryera në server ku fshirja e fundit është regjistruar në orën 00:52 minuta të 22 Janarit. Ndërkaq, trupi gjykues ka percaktuar datën 26 korrik ku Aramando Kasaj do të paraqesë mbrojtjen e tij. (LajmeShqip.com)