Lajme Shqip Monday, 28 October 2013 16:32

Dy punëtorë kanë rënë nga skela e një pallati teksa punonin, në rrugën “Dora D’istria” në Tiranë. 

Njëri prej punëtorëve, i cili ka rënë nga kati i 8-të i pallatit,  nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital. 

Ndërsa punëtori tjetër është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

 

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, pranë Gardës së Republikës, në një pallat 8-katësh në rikonstruksion.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur dhe as i personit tjetër që ndodhet në spital. 

Aktualisht, policia ndodhet në vendngjarje, ku po hetohen edhe kushtet teknike të punës. 

Ndërkohë mësohet se në komisariat janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje pronarët e pallatit. 

/Shekulli/