Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 14:35

Tiranë – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, u nisën mesditën e sotme drejt Italisë, të ftuar nga Presidenti i Republikës Italiane, Xhorxho Napolitano, për të marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 150-vjetorit të Bashkimit të Italisë dhe të formimit të shtetit italian.
     Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, në festimet madhështore që do zhvillohen në kryeqytetin e vendit fqinj, Romë, më 2 qershor, në Ditën e Festës Kombëtare të Republikës Italiane, janë të ftuar krerë shtetesh e drejtues qeverish të mjaft vendeve të Evropës dhe të mbarë botës, të cilët do të ndjekin nga afër festimet zyrtare që simbolikisht do të shprehin mesazhet e rëndësishme të unitetit kombëtar e të përparimit të shtetit italian.