Lajme Shqip Tuesday, 05 February 2013 17:52

Mitrovicë -  Për veriun e Mitrovicës është diskutuar edhe në një tryezë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën janë përkujtuar 10 shqiptarët e vrarë 13 vjet më parë. Aty është thënë se vrasja dhe spastrimi etnik i shqiptarëve nga ajo pjesë e vendit ndërmjet datës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 është kryer nga grupi kriminale serb i njohur si “Rojat e Urës”, transmeton KTV.

Raste të tilla, sipas të pranishmëve vazhdojnë të ndodhin edhe sot e kësaj dite në atë pjesë të vendit. “U tha se pas bombardimeve të NATO-s u lirua edhe qyteti i Mitrovicës, por kjo nuk ndodhi as tash e 13 vjet”, ka thënë Halit Berani, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Mitrovicë. Ai  përgjegjës direkt i bënë forcat e KFOR-it francez dhe Policinë e UNMIK-ut.

Ndërkaq Shpend Ahmeti nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë se këto vrasje dhe dëbime u bënë me direktivat e Beogradit, ku në udhëheqje të shtetit serb ishin pikërisht njerëzit të cilët sot janë në krye të tij, dhe qeveritarët kosovarë dialogojnë me ta pa asnjë kusht. 13 vjet pas ngjarjes, nga Veriu i vendit janë larguar më shumë se 11 mijë banorë shqiptarë, ndërkaq të kthyer dhe që vazhdojnë të jetojnë në atë pjesë të vendit janë rreth 4 mijë.

Deri më tani për këto 10 vrasje të shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe dëbimit të mbi 12 mijë të tjerë nuk është ngritur asnjë aktakuzë dhe askush nga këto grupe ende nuk është përballuar me drejtësinë.

 

Këta persona janë vrarë dhe masakruar nga grupi kriminale serb ‘Rojat e Urës’ 12 vite më parë të udhëhequara nga ish-shefi i atëherëshëm i këtij grupi Oliver Ivanoviç. Këtë operacion të vrasjeve, të masakrimit dhe dëbimit të mbi 12 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës e ka udhëhequar bashkarisht MUP i Serbisë me në krye ish komandantin e Dragan Delibashiç dhe Oliver Ivanoviç.

Për këta dy udhëheqës të këtij operacioni, si dhe shumë kriminelë tjerë, rezultojnë të anagazhaur me fakte edhe një dokument i policisë së UNMIK-ut, i njohur me emrin “Pandora”, të cilin e ka publikuar ekskluzivisht Portali LajmeShqip.com dhe të cilin mund ta lexoni këtu. Portali ka publikuar edhe dosjet, tashmë të njohura të NATO-s, dosje për të cilën pas publikimit nga shumica e mediave shqiptare kanë reaguar edhe politikanët serbë të përfshirë në këtë dosje, siç mund ta lexoni këtu.(LajmeShqip.com)