Lajme Shqip Friday, 05 April 2013 18:29

Beograd – Qeveria e Serbisë mori vendim për formimin e organeve të përkohshme në 10 komuna në Kosovë, thuhet në komunikatën e kësaj qeverie që e transmeton agjencia Fonet. Për këto organe të përkohshme thuhet se “do të kryejnë punë nga kompetencat e kuvendeve komunale dhe organeve ekzekutive të pushtetit lokal”.

Organet e përkohshme do të formohen në komunat Gjakovë, Deçan, Klinë, Prizren, Ferizaj, Podujevë, Drenas, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë, është njoftuar pas mbledhjes së qeverisës serbe.(LajmeShqip.com)