Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 17:38

Tiranë – Një 26-vjeçar nga Tirana i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 9-të i një pallati pranë “Zogut të Zi”, në kryeqytet.

Burimet zyrtare nga Policia e kryeqytetit, bënë të ditur se ngjarja  ka ndodhur mesditën e së shtunës, në një pallat pranë “Zogut të Zi”, kur 26-vjeçari, Elton Ibrahimi është hedhur nga kati i nëntë i ndërtesës, duke  gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, shkak për të cilën mendohet të jetë depresioni.