|
|
e Diel, 23 Shtator 2012 16:48 Prishtinë – Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, së shpejti pritet të përballet me organet e drejtësisë, nën dyshimin se ka kryer vepër penale përmes falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit të institucionit shtetëror. 
“Dosja Pacolli”, tashmë është bërë gati nga Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit dhe brenda pak ditësh parashihet të procedohet në gjykatë.
Zyrtarë brenda kesaj agjencie, kanë konfirmuar se Pacolli ka qenë duke u hetuar për shkak të dyshimeve se kishte ofruar dokumentacion jo te vlefshem, gjatë kohës kur hetuesit e agjencisë kanë qenë duke analizuar disa memorandume te cilat vitin e kaluar, ai si njeriu i dytë i Qeverisë i kishte nënshkruar në Nigeri, në emër të bizneseve evropiane. Sipas mediave të Kosovës, rastin Pacolli, ka shume gjasa që ta marrë EULEX-i, pasi konsiderohet si rast i rënde. (LajmeShqip.com)