Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 13:50

Drejtori Ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, i ka mahnitur kinezët kur iu është drejtuar në kinezisht

Dhe ai nuk i ka folur dy ose tri fjalë, vetëm sa për të thënë – ai e ka mbajtur një fjalim të tërë në gjuhën kineze.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë Zuckerberg në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Unë mbajta fjalimin e tim të parë ndonjëherë në gjuhën kineze Universitetin Tsinghua në Pekin – duke folur rreth asaj se pse keni nevojë për një ndjenjë të fortë të misionit për të ndryshuar botën”, ka shkruar CEO i Facebook.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se me të pranishmit ka ndarë edhe përvojat e tij rreth asaj se si kishte menduar për misionin e Facebook-ut, çfarë e bëri atë të mos heq dorë dhe se çfarë domethënie ka ky mision për një komunitet me 1,5 miliard njerëz.