Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 21:58

Misteri i kraterit të kaltër gjigant në mars, më në fund është zbuluar. Shkencëtarët këtë zgjidhje të enigmës e quajnë të rëndësishme, madje sikur zbulimin e jashtëtokësorëve.

Një kohë shumë të gjatë ky krater, i madh sa Kalifornia dhe Teksasi, i ka habitur shkencëtarët. Ajo që e bën të veçantë këtë krater, është forma e tij jo tipike e bërë nga meteoritët. Me fjalë të tjera, derisa muret e kratereve rëndomtë janë të rrafshët sikur te pjata, ky krater ka tarraca në muret e veta.

Natyrisht, pas zbulimit të tij, pasoi seria e shkrimeve me të cilat entuziastët nga UFO-istët kanë konfirmuar se bëhet fjalë për stacionin e anijeve kozmike, transmeton Koha.net. Megjithëkëtë, Ally Bramson nga universiteti në Arizonë kohë më parë ka përgënjeshtruar artikuj e tyre sensacionalë dhe ka ofruar sqarim real – bëhet fjalë për pllakën masive të akullt të trashë 40 metra.

Megjithatë, misteri i krijimit nuk është zbulim i parëndësishëm. Ajo që më së shumti i ka befasuar shkencëtarët, është akulli që gjendet në një thellësi të më të vogël se sa që besohej.

“Natyrisht që e kemi ditur se nën sipërfaqen e Marsit gjendet akulli, por s’e kemi ditur që ai të jetë aq afër saj. Në bazë të këtij zbulimi përfundimisht mund të konstatojmë ç’klimë ka pasur në të kaluarën në Mars”, ka thënë sqaruar njëri nga shkencëtarët.

Ekipi i shkencëtarëve pohon se pas këtij zbulimi, njerëzimi është më afër kolonizimit të Planetit të Kuq.