Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 10:55

Një prostitutë ka vdekur gjatë një “maratone të seksit” me tre burra të ndryshëm.

Ajo ishte pajtuar, që të kryente marrëdhënie seksuale me tre klientë veç e veç. Policia ka konfirmuar se prostituta, e njohur me emrin Roseline, ka vdekur, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Klienti Ikexhukwu Oga është arrestuar pasi dyshohet se ka lidhje me vdekjen e Roselines.

Ai ka mohuar çdo lidhje me këtë vdekje duke thënë se Rosaline sapo kishte ardhur në dhomën e tij, i kishte treguar se ajo sapo kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy burra të tjerë në bordelin Nigerian dhe se ishte e lodhur.

Ai ka thënë se Rosaline më pas kishte vdekur.

“Pasi kishte kryer punë me klientët e mëparshëm, ajo erdhi në dhomë dhe ishte radha ime por ajo ishte e lodhur dhe më detyroi mua që të dal nga dhoma”, thotë Oga.

Oga kishte qenë ai që ka njoftuar policinë se prostituta ka vdekur./lajmi.net