Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 13:50

Aktet tepër të guximshme shpesh konsiderohen budallallëk, dhe këtë më së miri e dëshmon një video e postuar së fundmi në internet, ku shihet se si disa burra me çdo kusht mundohen të kalojnë me kamion përmes një ure tepër të vjetër të punuar nga druri.

Edhe pse fillimisht dolën para urës për të inspektuar gjendjen e saj, dhe për të konstatuar nëse është mjaftueshëm e fortë sa për ta duruar peshën e kamionit, konkluzionet e burrave duket se ishin të gabuara, transmeton lajmi.net.

Në momentin që u nisën me kamion mbi urë, pothuajse të gjithë që ishin të pranishëm menduan se do t’ia dalin, por në fund ndodhi katastrofa dhe u shemb ura e cila e përpiu menjëherë kamionin.

Fatmirësisht e gjithë kjo tragjedi ka përfunduar pa viktima apo të lënduar. (lajmi.net)