|
|
e Martë, 07 Gusht 2012 13:49 Sozies, personit me një ngjashmëri natyrale me tenorin e famshëm Luciano Pavarotti i është refuzuar një kartë krediti pasi stafi i një banke nuk e quajti të vlefshme fotografinë e tij.
66-vjeçari, Colin Miller kishte tentuar të aplikojë për një kartë të Barclays dhe ka ngarkuar foton e tij në faqen e internetit në përputhje me rregullat e kompanisë.
Por ditë më vonë, karta e tij është kthyer mbrapsht pasi stafi i tha se ai nuk gëzonte të drejtën e autorit për imazhin e fytyrës së tij.
Zyrtarët në Barclays konfirmuan se fotografitë e të famshmëve nuk janë të lejuara në kartat bankare duke këmbëngulur se ngjashmëria e çuditshme e tij me tenorin kishte shkaktuar konfuzion.
Stafi i bankës tashmë është justifikuar duke e quajtur si një gabim të kuptueshëm, duke i premtuar se do ta pajisin kartën me fotografinë e tij në mundësinë e parë.
Zoti Miller, i cili ka punuar si një imitues i Pavarottit për më shumë se 20 vjet, tha se ishte shokuar që ishte penalizuar se ngjante me dikë tjetër.

