Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 20:01

Astronauti Charles Duke më 20 prill të vitit 1972 shkeli për herë të parë në sipërfaqen e Hënës në kuadër të misionit Apollo 16.

Aso kohe ai ishte 36 vjeç dhe ishte njeriu më i ri që kishte shëtitur në sipërfaqen e satelitit të Tokës.

Ai me vete kishte marrë edhe një fotografi familjare, e cila edhe sot ndodhet në Hënë.

Në shpinë të saj ai kishte shkruar:

“Kjo është familja e Charles Duke nga planeti Tokë, i cili zbriti në Hënë më 20 prill të vitit 1972”.

Në foto janë djali i tij i madh Charles Duke III, kur ishte shtatë vjeç, djali i vogël Thomas (5) dhe astronauti me bashkëshorten Doroti Mid Kleborn

“Gjithmonë kam pasur dëshirë të lë fotografinë në Hënë”, transmeton Koha.net deklaratën e tij dhënë Business Insider.

“Temperaturat në Hënë gjatë ditës hipin deri në 200 gradë Celsius, kurse natën zbresin gati në zero absolute”, thotë Duke. “Folia në fotografi me siguri nuk sillet mirë në aso temperaturash. Kur e kam lënë ka qenë normale, por tash supozoj të jetë zbehur plotësisht”.