Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 14:54

Pasi një polic dyshoi se një shofer e kishte mbingarkuar kamionin e tij, ky i fundit hapi rezen e derës dhe e mbuloi atë me zhavorr.

Videoja shfaqë momentin dramatik kur një shofer kamioni në Kinë e mbuloi një polic me zhavorr dhe më pas tentoi të ikte.

Shoferi ishte ndalur nga policia pasi që ata dyshonin se ai kishte ngarkuar në kamion më shumë zhavorr se që lejohet, transmeton lajmi.net.

Pasi polici inspektoi kamionin e mbingarkuar me zhavorr në Haikou dhe u mbulua me zhavorr nga shoferi i këtij kamioni, kolegu i tij vendosi që tërë këtë ngjarje ta incizojë me celular.