Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 15:26

Kamera ka kapur momentin kur shoferi po voziste në autostradë dhe fatmirësisht i ka shpëtuar një aksidenti që mund të kishte qenë fatal.

Vetura e cila për shkak të ndonjë defekti ishtë ndaluar në autostradë nuk i kishte rënë në sy një vozitësi të furgonit, i cili me shpejtësi të madhe po e kalonte rrugën, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Ai në momentin e fundit arriti të reagojë dhe të shmang aksidentin,por rrezikoi jetën e shoferit që ishte pas tij me gruan dhe fëmijët.

Kjo pasi madhësia e furgonit ia kishte pamundësuar pamjen përpara, duke bërë kështu që vetura mbrapa tij të ishte shumë afër shkaktimit të një aksidenti.