Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 09:24

Turistët britanikë që po qëndronin në një hotel në Turqi, filluan të vrapojnë si të çmendur për të shpëtuar kokën, kur para tyre u paraqit një person i veshur si pjesëtarët e grupit terrorist ISIS, i cili kishte për tendencë të realizojë një shaka të sëmurë, shkruan TheSun.

Një burrë i maskuar u shfaq papritmas në një hotel familjar në Turqi, ku kishte veshur rroba të zeza dhe filloi të fliste me të madhe në gjuhën arabe, transmeton lajmi.net.

Me të parë burrin e veshur në të zeza, pushuesit filluan të bërtasin derisa ai i afrohet me qetësi një vajze 6-vjeçare duke mbajtur dorën në brez. Ai më pas vazhdoi të terrorizoi familjet në një restorant tjetër, derisa stafi kënaqeshin duke shikuar reagimet e klientëve të tyre.

 Kjo nuk është shakaja e parë e cila ka për tendencë të simulojë masakrën e Tunizisë që la të vdekur 38 turistë, pasi kohë më parë pati raportuar se një shaka e ngjashme ishte bërë në një hotel tjetër turk.