Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 12:32

Selfo mania” ka prekur edhe përfaqësuesit e fesë në Shqipëri. Ata ishin të ftuar dje në ceremoninë e betimit dhe të marrjes së detyrës të kryetarit të ri të

Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një foto të kapur rastësisht në këtë ceremoni shfaqet prifti ortodoks teksa i tregon foton e tij 4 klerikëve të tjerë, të cilët ishin

ftuar të ndiqnin betimin e kryebashkiakut të ri Erion Veliaj para Këshillit Bashkiak. Ai ka fotografuar veten dhe këtë moment e ka ndarë edhe me drejtuesit e

besimeve të tjera, të cilët ishin ulur krah njëritjetrit, transmeton BW.

Ky gjest është kaluar me humor nga klerikët. Nuk është hera e parë që klerikët shqiptarë shfaqen publikisht përkrah njëri­tjetrit ku rasti që i vuri ata në qendër të

vëmendjes botërore ishte parakalimi në Paris në homazhet e kryera për viktimat e sulmit terrorist në revistën satirike “Charlie Hebdo” .