Lajme Shqip Tuesday, 28 July 2015 11:25

 

Një video e shfaqur në internet, tregon pjesë të një rrahje të organizuar në një qeli në Zelandë të Re, krejt kjo vetëm për kënaqësinë e të burgosurve të tjerë.

Që nga qershori, gjashtë video janë ngarkuar në YouTube që shfaqin anëtarët e bandës famëkeqe ‘Black Power’ duke u rrahur me njëri-tjetrin në qeli dhe oborre të burgjeve.

Banda – që është njëra nga më të dhunshmet në Zelandë të Re, është e përfshirë thellë në prodhimin dhe shitjen e drogës, transmeton Lajmi.net.

Në video, mund të shihen të burgosurit duke e goditur kundërshtarin e tyre në kokë me duar dhe këmbë.

Videon mund ta shikoni, por kujdes pasi ka pamje të rënda: