Lajme Shqip Wednesday, 29 July 2015 17:42

Makina elektrike e projektuar nga studentët e Universitetit te Shtutgartit ka përmirësuar rekordin e mëparshëm duke fiksuar akrepat ne 1.779 sekonda

Me fjalë të tjera, kjo makinë është ne gjendje që të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë për 1.779 sekonda, qe është një kohë më e mirë se sa ato të makinave të garave të Formula 1.

Rekordi, edhe pse i pa konfirmuar nga Guinnes, vlerësohet si një arritje e mirë, pasi rekordi i kaluar me një makinë elektrike ishte 1.785 sekonda.

DEFT, ky është emri i makinës, peshon 160 kg, ushqehet nga një bateri prej 6.62 kWh dhe ka një motor që është në gjendje te zhvilloje një fuqi të barabartë me 100 kW.

Kujtojmë se makina të tjera të tipit Bugatti Veyron Supersport arrin nga 0-100 km/orë për 2.5 sekonda dhe një Porsche 918 Spyder merr 2.2 sekonda.