Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 18:11

Në një studim të fundit të publikuar në revistën e kozmologjisë, Dr. John Bradenburg thotë se janë zbuluar prova të qarta që tregojnë se jo vetëm që ka pasur jetë në Mars, por atje ndodhi një luftë masive nukleare që i zhduki të gjithë.

Së bashku me të dhënat, Dr. Bradenburg tha se në Mars janë gjetur nivele tepër të larta të uraniumit dhe toriumit, produkte këto të reaksionit nuklear, të gjetura në sipërfaqen e Marsit.

Çfarë është më e rëndësishmja, këto nivele të njëjta të uraniumit dhe toriumit nuk janë gjetur në meteorët të cilët kishin goditur planetin në kohët më të fundit, transmeton Lajmi.net.

Në thelb, këto pjesë të provave fuqishëm tregojnë se disa ngjarje ekstreme duke përfshirë një luftë të gjerë nukleare me shpërthime të mëdha ndodhi në Mars në të kaluarën e largët.

Dr. Bradenburg thotë gjithashtu se në Mars dikur kishte oqeane të bollshme. Nëse shikoni hartën e Marsit që zbulon topologjinë e tij dhe ndryshimet në lartësi, pikat më të ulëta korrespondojnë me pikat më të larta, fuqishëm duke sugjeruar se një oqean masiv ndodhej në Mars.