Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 15:24

Ky punëtor ndërtimi tregon aftësinë e tij duke renditur 90 tulla në minutë. Në një video, të postuar në YouTube, ai vendos çdo tullë në vendin që i takon.

Në pamjet prej 1 minutë e 40 sekonda, tregohet se si punëtori tepër  i shkathët vendos një total prej 154 tullash. Mendohet se pamjet janë xhiruar nga kolegu i punëtorit.