Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 13:44

Kenianët pritën me nderimet më të mëdha presidentin amerikan, Barack Obama, të cilin e konsiderojnë bir të tyre.

Pritjet, takimet dhe fjalimet e Obamas u përcollën me kërshëri prej medias vendase, ndërkohë që në popull reflektohej e njëjta gjë.

Në ditët dhe pas ikjes së familjes presidenciale amerikane nga Kenia, nëpër gjendjet civile u rritën në masë emrat e frymëzuar prej pasagjerëve të “Air Force One”.

Djemtë u quajtën “Barackobama”, ndërsa femrat u ndanë në Michelle, Malia dhe Sasha.

Por jo gjithçka është mirësjellje dhe respekt, në mes ka edhe bestytni. Prindërit besojnë se foshnjat e tyre do të jenë të suksesshme në jetë. “Shpresoj që foshnja ime të rritet shëndoshë e mirë dhe të ndjekë hapat e personit që i ka marrë emrin”, shtoi një prind që i ka vënë emrin vajzës Michele.