Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 15:26

Princi Majed bin Abdullah bin Abdulaziz al Saud është nën akuzë se ka kryer marrëdhënie seksuale me një ndihmës mashkull. Gjithashtu, 29-vjeçari akuzohet se ka marrë kokainë dhe ka kërcënuar të vrasë femrat që nuk i pranonin kërkesat e tij seksuale.

Sipas “Daily Mail”, Princi Majed, djali i mbretit të ndjerë Abdullah tani do përballet me një seri padish civile. Në dokumentet e gjykatës 29-vjeçari akuzohet se ishte i pirë dhe i droguar në vilën e tij 37 milionë dollarëshe në Beverly Hills në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas disa dëshmitarëve, në një rast ai tentoi të urinojë mbi tre punonjëset e tij femra. “Dua të bëj shurrën, dua të bëj shurrën”, ulërinte ai.

Ndërkohë, disa punonjës të tij e kanë parë duke bërë seks oral me një ndihmësin e tij mashkull. Në Arabi Saudite, homoseksualiti është krim i rëndë dhe dënohet deri në ekzekutim.

Princi është shprehur: “Bëj çfarë të dua se jam princ”. Në shtator Majed u arrestua dhe u lirua me kusht pasi pagoi 300 mijë dollarë. 29-vjeçari akuzohet se ka detyruar një të rritur të bëjë seks oral me të.

Kanë qenë fqinjët që kanë bërën padinë në polici për princin, pasi se kishin parë një femër duke qarë dhe të gjakosur në vilën e princit në Los Angeles.