Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 08:49

Një pikturë shumë e vlefshme e piktores nga Afrika e Jugut, Irma Stern është zbuluar në një kuzhinë në Londër dhe që përdorej si tabelë e njoftimeve. Vlera e kësaj pikture cilësohet në më tepër se 1 milion euro.

 “Arabi në të zezë” është e vepër e zbuluar nga Hannah O’Leary, specialiste arti në Afrikën e Jugut, e cila ka vizituar këtë pikturë për të shikuar vlerën e vërtetë të artit, transmeton koha.net. Kjo pikturë daton që nga viti 1939 kur ishte pikturuar nga Stern, e cila cilësohet si artistja më e mirë në Afrikën e Jugut.

Stern kishte vdekur në vitin 1966 dhe pikturat e saj kanë shënuar një rritje të madhe në vlerë gjatë viteve dhe njëra nga pikturat e saj ishte shitur për më shumë se 3 milionë euro.

Por “Arabi në të zezë” ka një politikë, po ashtu edhe artistike shumë të madhe. Në vitet e 50-ta kjo pikturë ishte shitur në ankand për të fituar para për Nelson Mandelan dhe për anëtarët e tjerë që po gjykoheshin.

“E kam vërejtur këtë kryevepër të varur në mur të kuzhinës, e mbuluar me letra, kartolina dhe fatura. Ishte një zbulim emocional, edhe para se ta mësoja historinë e saj politike”, është shprehur O’Leary për “The Guardian”.

Kur pronarët e kësaj pikture e kishin zbuluar historinë e vërtetë, ishin ‘shokuar’ nga kjo ngjarje kaq e rëndësishme. Kjo pikturë do të shitet më 9 shtator.