Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 17:30

Filadelfia – Japonezi Takeru Kobajashi ka ngrënë 337 krahë zogu të pulës për gjithsej 30 minuta. Ai ka qenë një garues dhe ka marrë shpërblimin prej 20.000 dollarësh në garën “Wing Bowl XX” që u mbajt sot në mëngjes, në Filadelfia.

Takeru Kobajashi është fitues për të disatën herë në garat për ngrënie. Në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 20.000 persona, ku pa përjashtim të gjithë kanë ngrënë krahë pulash.

Rekordin paraprak prej 255 krahësh, e ka pasur amerikani Jonathan Squibb.

(LajmeShqip.com)