Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 16:30

Papa Benedikti i XVI ka marrë një udhëtim të gjatë për në Amerikën Qendrore, ku fillimisht vizitoi Meksikën dhe nga dje Kubën.

Në të njëjtin avion me të ka udhëtuar edhe krokodili i vogël, që iu dhurua Papës nga një park i Romës, në muajin Janar.

Kafsha ishte sekuestruar në vjeshtë nga agjentët e pyjeve në shtëpinë e një personi, që e kishte importuar ilegalisht nga Kuba. Për këtë arsye, kafsha do të rikthehet në Kubë në shoqërinë e Atit të Shenjtë.

Krokodili do të kthehet në Havana, ku veterinerët do të kujdesen për të derisa të jetë mjaftueshëm i fuqishëm për t’iu kthyer jetesës në natyrë. Imzot Beçiu i uroi udhëtim të mbarë krokodilit dhe u shpreh se populli kuban do ta mirëpresë me gëzim.