Lajme Shqip e Mërkurë, 04 Korrik 2012 12:45

Napoli ka startuar Olimpiadën e Picave. Olimpiada do të zhvillohet në disa prej kryeqyteteve evropiane, si në Paris, Londër, Berlin, për të promovuar traditën napoletane të picave.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë aktivitete dhe gara të ndryshme mbi bërjen e picave.

Para fillimit të lojërave olimpike janë zhvilluar një sërë kursesh për shumë persona që do të marrin pjesë.

Ndërkohë, sot do të marrin pjesë në garë persona nga të 4 kontinentet, ku do të përgatisin pica me brumë të gatuar me dorë.

Do të jetë një juria e përbërë nga kuzhinierë dhe akademikë të artit, të cilët do të vendosin për picën më të mirë.