Lajme Shqip Thursday, 29 March 2012 11:15

Në 7 të mëngjesit të ditës së pardjeshme policia njujorkeze ndërhyri për të ndaluar një njeri i cili ishte ngjitur në ndërtesën 52-katëshe në selinë e ”New York Times”.

Nuk është ende i qartë motivi i gjestit, por burri ka deklaruar i shqetësuar emocionalisht se dëshironte vetëm një kopje të gazetës.

Burri ishte ngjitur në katin e pestë kur policia i kërkoi të zbriste poshtë. Ai u zbrit dhe u dërgua në spitalin Bellevue për një analizë psikiatrike.

Në të kaluarën njerëz të tjerë ishin përpjekur të ngjisnin pallatin shumëkatësh, disa kanë arritur deri në katin e njëmbëdhjetë, por sërish nuk janë lejuar të futen në zyrat e NYT.