Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 11:22

Pas gjithë këtyre viteve të jashtëzakonshme, njerëzit kanë përdorur dhe shkatërruar shumë pjesë të mira të Tokës.

Ne kemi shpikur shumë gjëra për ta përmirësuar cilësinë e jetës, por pak jemi brengosur për veprimet tona të dëmshme për planetin tonë.

Por, çfarë nëse kohës tonë po i vjen fundi? Çfarë nëse njerëzit do të zhdukeshin? Si do të dukej Toka pa racën njerëzore? Nëse njerëzit do të zhdukeshin kjo do të ishte si rezultat i një shkatërrimi masiv. Njerëzimi ka ndërtuar rreth 437 centrale bërthamore në mbarë botën dhe nëse do të zhdukeshim, gjeneratorët të cilët qarkullojnë ujë të ftohtë rreth reaktorëve do të humbnin fuqinë. Kjo do të çonte në mbi-ngrohje dhe shkrirje, duke shkaktuar qindra zona radio-aktive.

Ajri, lumenjtë dhe oqeanet afër këtyre reaktorëve do të ndoteshin me rrezatim për shumë vite. Por, në zonat e tjera të botës, Nëna Natyrë do të fillonte shërimin e pemëve dhe bimëve, duke lejuar që lloje të caktuara të tyre dhe të kafshëve të lulëzojnë.

Bagëtitë e përgjithshme do të mbetnin pa ndihmën e njerëzve dhe shumica prej tyre do të bëheshin pre. Por, kafshët e tjera më të egra do të ishin të lira për t’u endur rrugëve të braktisura të qyteteve dhe fshatrave – madje edhe kafshët shtëpiake do të ktheheshin në të egra.

Monumentet si Kulla Eifel që janë të ndërtuara prej çelikut do të fillonin të ndryshkeshin dhe rrugët tona do të rrënoheshin dhe do të çaheshin e do të mbusheshin me bar. Shumë ndërtesa do të shembeshin dhe do të pësonin kërcitje, librat dhe fotografitë do të veniteshin duke lënë pak dëshmi që ne kemi ekzistuar ndonjëherë.

Ndoshta pas miliona vitesh do të shfaqeshin specia të reja të kafshëve që do të dominonin botën. Shkencëtarët besojnë se shumë prej tyre do të evoluonin në krijesa inteligjente, pas përballjes me sfida mjedisore që kërkojnë të menduarit strategjik.

Ndoshta kjo nuk do të ndodhë kurrë, por kur shikoni përreth dhe mendoni se sa dëm është duke i bërë njeriu Tokës, ky skenar është shumë i mundshëm të ndodhë një ditë. (lajmi.net)