Lajme Shqip Thursday, 29 March 2012 13:30

Një sasi monedhash argjendi që i përkasin periudhës mesjetare, u zbuluan gjatë ndërtimeve në ishullin grek të Naxos.

Këtë lajm e bëri të ditur vetë ministri grek i Kulturës duke rrëfyer se pothuajse të gjitha monedhat datojnë nga mesi i shekullit të XIV, ku Naxos dhe ishujt të tjerë qeveriseshin nga udhëheqës venecian.

Punëtorët kanë mbledhur monedhat që janë gjetur në një vazo të vogël prej balte, ku në total ishin 54 copë. Nuk është ende e qartë se kur paratë veneciane ishin ‘varrosur’ dhe nga kush, por të tilla në atë kohe fshiheshin nga rreziku i sulmit të armiqve. Ndërkohë Ministria greke nuk tha detaje për vendodhjen e ‘thesarit’ në mënyrë që të shmangë vërshimin e gjuajtësve të thesareve.