Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 15:55

Ky është momenti kur një aeroplan me pasagjerë nuk ndalon në pistën e fluturimit edhe pse rrotat e tij kishin prekur tokën.

Incidenti u filmua në aeroportin e Mançesterit në një mot me shi, ku shihet se si një aeroplan lëkundët nga njëra anë në tjetrën si pasojë e erës, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Besohet se ai ka fluturuar nga Dublini, mirëpo dështon që të ndalet aty në sekondën e fundit dhe vazhdon fluturimin përsëri në ajër.

Video është shpërndarë në YouTube nga një entuziastë i aviacioneve, i cili e përshkruan vendimin e pilotit për të ndaluar në pistë si “shumë të arsyeshëm”, mirëpo pranoi se ai u kthye dhjetë minuta më vonë për një zbritje më të sigurt.