Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 12:45

E tërë Kina është përlotur mëngjesin e kësaj të hënë dhe populli kinez po flet vetë për një gjë.

Një grua, derisa po ngjitej me të birin në disa shkallë lëvizëse, u tradhtua nga mekanizimi i tyre dhe pas një prishje e pa vetën të tërhiqej poshtë tyre, bashkë më të birin.

Skenat e dhimbshme e të paimagjinueshme u xhiruan nga kamerat e sigurisë së ambientit tregtar në një qendër në Jingzhouu, qytet në provincën qendrore Hubei.

Video tregon një grua në të tridhjetat e saj që ngjitet në shkallë lëvizëse.

Kur ajo veç gjendet në krye merr djalin e saj në krah dhe përgatit të lëvizë nga shkallët, kur toka poshtë këmbëve të saj hapet, më shumë gjasa për shkak të kapakut të dobët bashkangjitur në hapjen për mirëmbajtje të shkallëve.

Gruaja që po tërhiqej poshtë shkallëve arrin që ta menaxhojë forcën e saj të fundit, dhe me instinktin prej nëne largon fëmijën nga fundi fatal duke e shtyrë atë në hapësirën e sigurt.

Fatkeqësisht për heroinën aksidenti asaj ia mori jetën.