Lajme Shqip Wednesday, 27 June 2012 12:35

Është e “fshehur” në pyjet e thella të maleve të Perusë dhe Ekuadorit, por koleksionuesit kanë mundur të bëjnë disa foto të Orkidesë-majmun.

Emri shkencor i kësaj luleje të rrallë është Dracula Simia dhe ngjashmëria me majmunin është jashtëzakonisht e madhe.

Orkidea-majmun është pjesë e një familjeje me mbi 120 lloje, shumica e të cilave gjenden në Ekuador.

Lulja gjendet në 2 mijë metra lartësi dhe mund të lulëzojë në çdo stinë.