Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 13:21

Tabare Vascez, kryetari Uruguajit,e ka përdorur dijen e vet prej mjeku për t’i ndihmuar një francezeje të re në avionin rrugës për në Paris.

Zëdhënësi i kryetarit ka thënë se ngjarja ndodhi kur piloti kërkoi ndihmë dhe pyeti në ka mjek në avion. Pas kësaj Vasces me ekipin e vet u ngrit në këmbë.

Vajza 17 vjeçe po ngufatej e pasi frymëmarrja iu përmirësua, Vascez ia dha një injeksion. Menjëherë gjendja e saj u stabilizua, njofton Reuters, transmeton Koha.net.

Vasces ishte në avionin rrugës për në Francë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.