Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 12:55

Papa Françesku sapo i shtoi një palë këpucë të kuqe koleksionit të tij, që me siguri do të jenë unike në raftin e tij.

Këpucët e punuara nga këpucari Petrit Kozeli kanë të shtypur shqiponjën dykrenare dhe janë menduar si dhuratë për Atin e Shenjtë, në kuadër të përvjetorit të parë të vizitës së tij në Shqipëri, raportojnë mediat në Shqipëri.

E bardha shkon me gjithçka, prandaj edhe Françesku me siguri do ta gjejë rastin për t’i veshur ato… nëse janë aq të rehatshme sa duken.