Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 14:06

Mund të mos e besoni, por temperatura e flokëve tuaja në majë të kokës mund të hip deri në 57 gradë celcius, në një ditë me vapë kur zhiva në termometër arrin në 38 gradë.

Në kësi zhegu, sipërfaqja e këpucave tuaja kapërcen 40 gradë, ndërsa ulësja e tramvajit, që nuk është me sfungjer, mund të regjistrojë 50 gradë celcius.

Këto temperatura i ka matur një ekip i gazetës Pravo nga Çekia, me një termokamerë, transmeton Klan Kosova.

Kjo pajisje ka detektuar se timoni i një veture e cila ka qëndruar shkurtë në diell, ka kapur nivelin e 65 gradëve celcius, ndërsa që temperatura e një makine me ngjyrë të zezë, që ka qenë e parkuar jo nën hije, ka qenë 60 gradë.

Automjetet e bardha, që kanë qenë në të njëjtin vend, sipas Pravo-s, regjistruan “vetëm” 40 gradë.