|
|
e Mërkurë, 11 Korrik 2012 09:50 Ai është Santiago Cañizares, ish-portieri i kombëtares spanjolle, që sot punon si komentator në një televizion spanjoll. Brenda pak minutash ai u kthye në njeriun më të klikuar në Twitter, për shkak të një fotoje mjaft personale që postoi.
Polemikat nisën menjëherë me përhapjen e lajmit se ai kishte publikuar fotografinë e gruas së tij lakuriq teksa dilte nga dushi.
Por Cañizares pas publikimit e hoqi foton nga profili i tij, mbase me kërkesën e vetë gruas së tij. Por vizitorët e faqes së tij nuk kishin humbur kohë dhe e kishin kopjuar foton duke e shpërndarë nëpër të tjera rrjete sociale sa hap e mbyll sytë.
“Nuk mund të kalosh gjithë jetën duke dhënë shpjegime. Miqtë e tu nuk kanë nevojë për këtë, armiqtë nuk të besojnë, ndërsa budallenjtë thjesht nuk kuptojnë,” ka qenë kjo deklarata e vetme që ai ka dhënë pas kësaj ngjarjeje. (LajmeShqip.com)
