Lajme Shqip e Premte, 29 Qershor 2012 14:05

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka thyer një rekord pasi është bërë e para sekretare shteti që ka vizituar 100 shtete të ndryshme në botë.

Rekordi i saj është shënuar sot pas uljes së avionit në Letoni, duke shkelur vendin e njëqindtë brenda 3 viteve e gjysëm.

Asnjë tjetër sekretare amerikane nuk kishte vizituar mbi 96 vende. Sipas Departamentit të Shtetit, Clinton deri tani ka bërë 70 udhëtime jashtë vendit, duke filluar nga Afganistani deri në Zambia.

Ajo kaloi 337 ditë në rrugë, prej të cilave mbi 1,750 orë, apo më shumë se 73 ditë, në bordin e avionit të saj.