Lajme Shqip e Premte, 22 Qershor 2012 11:00

Po ju paraqesim një koleksion mbresëlënës të fotografive më të bukura në 100 vitet e fundit, foto që tregojnë me dhembshuri për humbjen, fuqinë e madhe të besnikërisë dhe triumfimin e shpirtit të njeriut. Disa prej tyre do t’ju prekin vërtetë.

11- Kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg duke përqafuar Eskil Pedersen, një nga liderët e kampit veror AUF në Utoja, pak mbasi 69 pjesëtarë të tij u masakruan nga një terrorist i krahut të djathtë.

12- Lojërat Olimpike në 1968 dhe ‘Përshëndetja e Fuqisë së Zezë’. Atletët amerikano-afrikan Tommie Smith dhe John Carlos ngrejnë grushtin e tyre në shenjë solidariteti kundra fushatës së racizmit. Si rezultat e këtij veprimi që të dy u përjashtuan nga Lojërat Olimpike.

13- Pele dhe kapiteni britanik Bobby Moore shkëmbejnë bluzat në 1970-ën si një shenjë respekti gjatë një periudhe ku Kupa Botërore ishte përlyer nga dogma racizmi.

14- Fotografi nga Marc Riboud, tregon pacifisten Jane Rose Kasmir që përpiqej të mbillte një lule në bahçen e Pentagonit, gjatë një proteste që po mbahej kundra luftës në Vietnam më 21 Tetor 1967.

15- Një fëmijë rumun duke i dhënë një tullumbace në formë zemre një polici në rreshtore, gjatë një proteste kundra masave shtrënguese të marra në Bukuresht.

16- Një murg duke u lutur për shpirtin e një burri të moshuar që vdiq papritmas teksa priste për trenin në stacionin e trenit në Shanxi Taiyuan, në Kinë.

17- Ray Lewis është një kapiten i dalë në pension, i cili u arrestua pasi mori pjesë në protestat që pushtuan Wall Street në vitin 2011.

18- Kjo vogëlushe 4 muajshe, e mbështjellë me batanije rozë, u gjet nga ushtarët shëndoshë e mirë katër ditë pas rënies së tsunamit në Japoni.

19- “Më prit babi!” kanë qenë fjalët që djali 5 vjeçar Whitey Bernard ka thënë teksa shkëputej nga duart e nënës së tij për të shkuar pranë babait, një ushtaraku anglez që po shkonte në luftë, më 1 tetor 1940.

20- Christian Golczynski, 8 vjeç, duke marrë flamurin në emër të babait të tij, marinsit Marc Golczynski, gjatë shërbimit memorial. Marc Golczynski u vra gjatë patrullimit të tij, në shërbimin e tij të dytë në Irak, vetëm pak javë përpara se të kthehej përfundimisht në shtëpi.

(LajmeShqip.com)