|
|
e Enjëte, 21 Qershor 2012 15:44 Po ju paraqesim një koleksion mbresëlënës të fotografive më të bukura në 100 vitet e fundit, foto që tregojnë me dhembshuri për humbjen, fuqinë e madhe të besnikërisë dhe triumfimin e shpirtit të njeriut. Disa prej tyre do t’ju prekin vërtetë.
1- Pamje e Tokës, fotografi e marrë nga William Anders gjatë misionit të Apollo 8 në vitin 1968.
2- Majtas Phyllis Siegel 76 vjeç dhe djathtas Connie Kopelov, të dyja nga Nju Jorku, duke u përqafuar pasi shënuan martesën e parë ndërmjet së njëjtës gjini në vitin 2011 në Manhattan.
3- Veterani rus përulet përpara tankut me të cilin kaloi jetën gjatë luftës, një tank që tashmë është shndërruar në monument.
4- Agim Shala 2 vjeçar duke u shtyrë nga gjyshërit për të kapërcyer gardhin me gjëmba prej telash, drejt prindërve të tij që mbas arratisjes nga Kosova ishin strehuar në kampet e ngritura nga Emiratet e Bashkuara në Shqipëri.
5- Mbas Tsunamit në Japoni më 2011-ën, ky burrë gjen të shpëtuarin e vetëm nga familja e tij, qenin e tij.
6- Helen Fisher puth e përlotur xhamin e makinës që mban trupin e kushëririt të saj 20 vjeçar, Private Douglas Halliday, i cili sëbashku me gjashtë ushtarë të tjerë u kthyen me udhëtimin e lamtumirës në atdhe, Angli.
7- Australiani Scott Jones duke u puthur me të dashurën e tij Alex Thomas pasi ajo ishte goditur dhe rrëzuar nga një polic në Vankuver gjatë një proteste.
8- Kthimi në atdhe i gazetareve Euna Lee dhe Laura Ling, pasi ishin arrestuar nga Koreja e Veriut dhe dënuar me 12 vjet burgim, dhe bashkimi me familjet e tyre në Kaliforni pas një intervenimi diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
9- Një zjarrfikës duke i shuar etjen kësaj kafshe pas zjarrit shkatërrues që zaptoi Viktorian në Australi, më 2009-ën.
10- Një qytetar francez duke qarë teksa nazistët okuponin Parisin gjatë Luftës së Dytë Botërore.
(LajmeShqip.com)









