Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 09:54

​Një baba i dy fëmijëve në Angli, mbeti i shokuar kur mësoi se kishte hedhur gabimisht biletën fituese të lotarisë prej 30 mijë sterlinash.

Pasi kërkoi në mbarë shtëpinë, Russ Standish e kuptoi se e kishte hedhur biletën në kosh, ndërsa qesen e zezë e kishte nxjerrë për ta marrë makina e plehrave.

Për fatin e tij, pastruesit kishin pastruar të gjithë koshat, por kishin lënë pas vetëm një qese.

Pikërisht qesen ku ishte edhe bileta e lotarisë.