Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 16:57

Derbi i Portugalisë i zhvilluar në mes të Benfikës dhe Sportingut ka sjellur në stadium një promo fantastike e zhvilluar live nga disa stjuardesa në “Estadio Da Luz”.

Sponzori i Benfikës, gjiganti i kompanive ajrore “Emirates” ka bërë reklamë të bukur me disa stjuardesa.

Bukuroshet e “Emirates” e luajtën rolin e tyre si stjuardesa duke pritur në stadium futbollistët e Benfikës ku me performancën e tyre treguan më shumë për skuadrën e madhe portugeze.

Kjo performancë e rrallë por e bukur u “injorua” nga skuadra mysafire Sporting e cila mposhti Benfikën ne derbin e madh me rezultat 0-3.